Suedi, policia vret të riun me sindromën down, mbante armë lodër

I riu me sindromën down në Suedi, Eric Torel, i cili iki nga nga shtëpia e tij me një armë lodër, është vrarë nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta Expressen, Eric Torel me sindromën down dhe me autizëm për shkak të armës lodër në mbante në dorë është vrarë nga policia suedeze.

Në një deklaratë për gazetën në fjalë, babai i të riut Ricart Torel tha se djali i tij ka ikur nga shtëpia në mesnatë dhe se kanë kërkuar ndihmë nga policia në lidhje me rastin.

Ai tha se policët kanë qëlluar me armë zjarri birin e tij i cili në dorë mbante një armë lodër. “Kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj birit tim për shkak të lodrës që mbante në dorë. Tre plumba të policisë kanë përfunduar në stomakun e djalit tim”, tha babai Ricart Torel.

Anne Katarina Söderberg thotë se djali i saj nuk mund të fliste por mund të thoshte vetëm fjalën ‘nënë’. “Djalit tim për herë të parë në jetë iu dhurua një armë lodër. Ajo armë u bë fundi për birin tim”.

Nëna thotë se policët, në vend se të qëllonin djalin e tyre në stomak, mund ta qëllonin atë në këmbë në mënyrë që ta ndalnin. Nëna thotë se jeta e tyre është shkatërruar.

Prokurori special Martin Tiden tha se kanë filluar hetimet për keqpërdorim të detyrës së policëve. Thuhet se policët në detyrë janë ankuar nga i riu “për shkak të kërcënimit” me armë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button