Shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, mesazh për banorët e Maqedonisë: Votoni PO në referendum

Shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, kapiteni i marinës, Gorazd Bartol në intervistë për MIA-n ka shfaqur shpresë se vitin e ardhshëm, kur Aleanca do ta shënojë 70 vjetorin nga themelimi, në selinë e NATO-s në Bruksel, do të valvitet edhe flamuri i Maqedonisë.

Në intervistë për MIA-n, ai flet për procesin e bisedave, të cilat edhe zyrtarisht filluan nga fundi i muajit, pasi vendi në Samitin në Bruksel ka marrë ftesë për anëtarësim, sqaron se termi është biseda qasëse, e jo negociata, jep vlerësim për gatishmërinë e vendit që të bëhet pjesë e Aleancës, i sqaron përfitimet që një vend i fiton, kur bëhet pjesë e NATO-s.

Kapiteni slloven e potencoi rëndësinë nga zgjidhja përfumdimtare e kontestit me Greqinë për emrin, si pengesë kryesore të integrimeve tona euroatlantike. Beson se qytetarët në vend do të dalin dhe do të votojnë pozitivisht në referendumin e ardhshëm, duke theksuar se ata duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për vendin.

NATO-ja e dëshmoi seriozitetin e saj lidhur me qëllimet që Maqedonia të bëhet anëtarja e saj e 30-të. Më 25 korrik filluan negociatat qasëse, pasi vendi pas 19 viteve si kandidat në Samitin në Bruksel, më në fund mori ftesë për anëtarësim. Çka na pret në këtë proces të negociatave, ku do të orientohet, për çka konkretisht do të negociohet, në çka do të harmonizohemi?

Së pari, do të dëshiroja ta shfrytëzoj rastin që t’u uroj qytetarëve të juaj për hapin kyç që vendi i juaj e ka bërë në procesin për anëtarësim në NATO. Po ashtu, do të dëshiroja ta përshëndes Qeverinë, e cila ka arritur aq shumë për aq pak kohë. Të gjithë ne nuk duhet të harrojmë se vetëm para diçka më shumë se një viti, vendi ishte në prag të destabilitetit të madh të brendshëm. Në Samitin e fundit të NATO-s në Bruksel, shefat e shteteve dhe qeverive e kanë ftuar vendin e juaj të fillojë biseda qasëse. Menjëherë pasi t’i përfundoni të gjitha procedurat kombëtare dhe pasi të gjithë NATO aleatët do ta rrumbullaksojnë procesin e ratifikimit, vendi i juaj do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

НАТО Горазд Бартол

Në NATO është arritur marrëveshje që ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për punë politike dhe politikë të sigurisë, Alehandro Alvargonzales ta udhëheq ekipin e NATO-s në bisedat qasëse. Gjatë këtyre bisedave, ekspertët e NATO-s dhe përfaqësues të vendit të juaj do të diskutojnë për këtë dhe do ta konfirojmë interesin, vullnetin dhe aftësinë që të respektohen obligimet politike dhe ushtarake dhe përkushtimi për anëtarësim në NATO, mes të cilave edhe ratifikimi i të gjitha marrëveshjeve dhe protokolleve ndërkombëtare. Paralelisht me bisedat qasëse, në kuadër të pjesëmarrjes së kontinuar të vendit të juaj në Planin aksional për anëtarësim, ekipi i NATO-s, po ashtu, me Qeveirnë e juaj do t’i shqyrtojnë çështjet specifike dhe reformat në bazë të të cilave do të pritet të realizohet përparimi para dhe nëse nevojite edhe pas inkuadrimit, me qëllim që të përforcohet kontributi i juaj ndaj Alenacës.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Maqedonisë, kjo fazë nga rruga jonë drejt NATO-s duhet të përfundojë deri në fund të vitit. Vlerësimi juaj sa kohë do të negociojmë, duke marrë parasysh atë se Maqedonia është vend me më shumë MAP,  rekorde 17-ta  dhe 18-ta është në rrugë?

Jam i vetëdijshëm për situatën unikate se vendi në një periudhë të shkurtër mori edhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019 dhe ftesë për fillimin e negociatave inkuadruese me NATO-n, por duket se ekziston huti në opinion rreth kësaj që në realitet vendi ka arritur në rrugën e saj për integrim në NATO. Ekziston dallim i qartë midis bisedimeve inkuadruese me NATO-n, që zgjidhin disa çështje të rëndësishme, por, megjithatë, duhet të përfundojnë për disa muaj dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE, që mund të zgjasin shumë gjatë, madje edhe me dekada në disa raste. Për këtë shkak, është me rëndësi të përdoret temini i saktë – vendi juaj mori ftesë nga NATO-ja për fillimin e bisedimeve inkuadruese, e jo negociata.

Lidhur me pyetjen sa kohë do të zgjasin bisedimet inkuadruese me NATO-n, mund t’i konfirmoj vlerësimet të Qeverisë suaj se gjithashtu, edhe ne NATO planifikojmë t’i përfundojmë për disa muaj. Arsye se pse kaluat aq shumë cikle nga Plani veprues për anëtarësim është politike – sepse zgjidhja e pranueshme e reciproke për çështjen e emrit nuk mundej të arrihet periudhë të gjatë. Më vjen mirë se me Marrëveshjen e Prespës dhe me implementimin e saj, çështja përfundimisht do të mbyllet.

Vlerësimi juaj nëse Maqedonia është e gatshme të hyjë në union më të madh ushtarako-politik në botë lidhur me situatën në armatën tonë, organizimin ushtarak, financat, buxhetin në sferën e mbrojtjes?

Me vendim në Samitin e NATO-s në Bukuresht, NATO-ja që nga viti 2008 në çdo mënyrë vendosi se vendi teknikisht është e gatshme të hyjë në NATO. Për fat të keq, dhjetë vjet ishin të nevojshme që përfundimisht të gjindet zgjidhje e përbashkët për çështjen për emrin. Gjatë këtyre dhjetë viteve, vendi dhe sistemi i tij mbrojtës  nuk kanë bërë përparim aq sa kanë mundur. Pas formimit të Qeverisë së tanishme në vitin 2017, ministri i Mbrojtjes me motivimin e tij dhe aftësinë politike, filloi shumë shpejtë ta ndryshojë trendin dhe të zbatojë hapa të nevojshme që të reformohet sistemi për mbrojtje. Gjithashtu, nga rëndësia e madhe është ajo që vendi obligohet ta rritë buxhetin për mbrojtje. Investimi në mbrojtje është kyç për NATO-n sepse ne duhet ta mbajmë sigurinë tonë në një botë e cila bëhet gjithnjë e më shumë e padurueshme”.

Hyrja jonë megjithatë, është e kushtëzuar me implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Në përgjithësi integrimi i Maqedonisë në BE-së dhe NATO-s është kushtëzuar nga implementimi i Marrëveshjes me Greqisë. Optimizmi se Marrëveshja do të implementohet është i pranishëm edhe në Maqedoni edhe në Greqi, por çka nëse referendumi nuk ka sukses?

Anëtarët e NATO-s, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndetën Marrëveshjen si një arritje e madhe edhe për Shkupin edhe për Athinën me të cilën jepet shembull për të tjerët në rajon, Është e qartë se kontesti për emrin rri varur mbi rajon shumë gjatë.

Duke pasur parasysh mbështetjen e madhe për NATO-n në vend, mbi 70 për qind, i ftoj qytetarët që ta shprehin qartë mendimin e tyre në numër të madh. Jo vetëm si përfaqësues i NATO-s, por edhe si slloven, e cila është disi ende e lidhur emocionalisht me vendin tuaj – besoj fuqishëm se do ta shfrytëzoni rastin historik, jo vetëm në interes të gjeneratave aktuale, por edhe në interes të së ardhmes. Për fat të keq, është shumë e qartë se pa finalizim të marrëveshjes, e cila përfshin edhe ndryshim të Kushtetutës, vendi juaj nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s në një të ardhme të afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button