Një tërmet 5,1 ballë ka goditur Kinën

Një tërmet prej 5,1 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur një qark në pjesën perëndimore të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë njofton se tërmeti 5,1 ballë ka goditur qarkun Ciduo të qytetit autonom Yushu Tibet pranë provincës Qinghai në perëndim të vendit.

Tërmeti është regjistruar 10 kilometra në thellësi të tokës.

Në muajin prill të vitit 2010 një tërmet 7,1 ballë goditi qytetin autonom Yushu Tibet të Qinghait. Si pasojë e këtij tërmeti humbën jetën 2.698 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button