fbpx

Surpriza pas vetullave të holla të Rihanna-s, historia për të cilën të gjithë po flasin

Vetullat e holla të viteve ’90 duket se do të rikthehen shumë shpejt. Pas fotos së famshme të Rihanna-s në kopertinën e revistës prestigjioze Vogue, të gjithë po flasin për trendin e ri: A do të rikthehen vetullat e holla si laps?

Marlene Dietrich, në setin e filmit “Angel”, 1937
Megjithëse është e pranuar në mënyrë universale se Rihanna nuk mund të bëjë asnjë gabim, diçka ka ndodhur këtë herë dhe pikërisht për vetullat e holla, shkruan Class. Reagimet në Twitter, pasi doli kopertina britanike Vogue me foton e Ririt, ishin të ndara në dy pjesë. Këngëtarja dukej mahnitëse, por fokusi në fytyrë ishte pikërisht te vetullat e holla laps.

Për disa vite, vetullat e trasha dhe të mbushura kanë dominuar edhe në tapete të kuq, por edhe në trendet në Instagram (ndonjëherë për mirë ose për keq). Por a është Rihanna ajo që po nxjerr jashtë loje vetullat e Cara Delevingne?


“Nuk duhet t’i pranojmë të rikthehen vetullat e holla, nuk dua ta di se çfarë po përpiqet Rihanna të na sjellë”

 

“Nuk do t’i bëj vetullat e mia të holla dhe Rihanna nuk mund të më bindë për këtë”

“Nëse Rihanna po i kthen vetullat e holla në trend, atëherë unë po heq dorë…”

Janë vetëm disa nga vajzat të cilat nuk e kanë pritur aspak mirë trendin e ri të Rihanna-s.

Pavarësisht sa janë shumë të vogla, këto vetulla kanë një histori të gjatë, në fakt. Shumë njerëz nxituan të kujtonin në Twitter se gratë e Afrikës së Jugut e kanë pasur këtë stil para se ai të bëhej “trending” sërish këtë javë.

Në Hollywood, aktoret si Marlene Dietrich, Carole Lombard dhe Joan Crawford binin në sy për harqet e vetullave të holla. Disa dekada më vonë, në vitet 1990, Kevyn Aucoin, një prej grimierëve më të njohur mes të famshmëve, u rebelua kundër trendit minimalist dhe filloi kështu, si aksidentalisht, një nga fazat më të përfolura në historinë e vetullave.

Në dokumentarin e ri “Larger Than Life”: Historia e Kevyn Aucoin, stilisti Isaac Mizrahi kujton se si grimieri e risolli këtë trend që më vonë u bë dominues. “Ai vendosi që të gjithë duhet të dukeshin si Carole Lombard dhe të kenë vetulla shumë të holla. Gjëja tjetër që di është se ai po ia shkulte të gjithëve vetullat.” Në një rast të veçantë, Aucoin shkurtoi edhe harkun e Cindy Crawford. “Nuk më kishte mbetur më vetull”,- tha Crawford në film.

Në fillim, supermodelja ra në sy për shkak të pamjes së re. “Agjentja e saj e pa atë dhe thirri menjëherë Kevyn: ‘Çfarë ke bërë?’ Ishte një krizë e vërtetë”,- kujton Mizrahi. “Pastaj, brenda natës, gjithçka ndryshoi. Crawford filloi të marrë më shumë ftesa, sepse kishte vetullat të holla.”

Dhe pas saj, edhe njerëz të tjerë të famshëm si Drew Barrymore dhe Gwyneth Paltrow ndoqën të njëjtin shembull. “Kevyn shpiku aq shumë gjëra që ne i shikojmë edhe sot që ekzistojnë e i kanë rezituar kohës”, tha Mizrahi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close