Irani reagoi kundër sanksioneve të SHBA-së ndaj ministrave turq

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif, ka reaguar ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të vendosur sanskione ndaj dy ministrave të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sanskionet e paligjshme të SHBA-së ndaj dy ministrave turq tregojnë jo vetëm politikën e presionit dhe shantazhimit që zbaton SHBA nën petkun e politikës shtetërore, por edhe varësinë e saj ndaj sanskioneve”, është shprehur Zarif në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Reagimi erdhi një ditë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se SHBA do të vendosë sanksione ndaj ministrave turq Süleyman Soylu dhe Abdulhamit Gül, për moslirimin e pastorit amerikan Andreë Craig Brunson i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim të Departamentit amerikan të Thesarit, thuhej se Gül dhe Soylu janë përfshirë në listën e sanksioneve pasi “udhëheqin institucionet që kanë pasur rol në arrestimin e tij”.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016, që martirizoi 251 persona dhe plagosi mijëra të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button