Afganistan, dorëzohet lideri dhe 250 pjesëtarë të ISIS-it

Në rajonet Derzaba në Jowzjan, në veri të Afganistanit, është dorëzuar udhëheqësi i organizatës terroriste ISIS në këtë rajon Mevlevi Habiburahm dhe 250 pjesëtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori Derzaba Muhammed Ismail, konfirmoi këtë informacion duke theksuar se pjesëtarët e DEASH-it u janë dorëzuar autoriteteve afgane.

Ai theksoi se në mesin e tyre ka edhe gra. Ismail konsideron se ky numër do të rritet. Pjesëtarët e DEASH-it kanë vendosur në këtë mënyrë pasi talebanët morën kampin e tyre në Derzab.

Ismail pohon se DEASH-i është mposhtur në veri të Afganistanit dhe se kjo është një përparim i madh. DEASH tashmë dy vite vepron në rajonin Derzaba. Kohë pas kohe ka patur përleshje mes ISIS-it dhe talebanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button