Tetovë, banori i Reçicës ndërroi jetë nga lëndimet që i ka marrë në një aksident

Një banor i Reçicës së Madhe, 66 vjeçari I.B ka vdekur sot pasdite rreth orës 15:30 nga lëndimet që i ka marrë në një aksident komunikacioni, kumtoi MPB.

Duke drejtuar automjetin “Opel astra” me targa të Tetovës , I.B është përplasur në një shtyllë në rrugën lokale Pirok – Tetovë afër Reçicës së Vogël. Është transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë ku ka ndërruar jetë.

Policia punon në zbardhjen e rastit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button