Komuna e Tetovës ende nuk ka publikuar sa para kushton “Vera Kulturore”

Komuna e Tetovës ende nuk ka publikuarn të dhënat se sa ka kushtuar manifestimi Vera Kulturore Tetovare, por njofton se kjo do të ndodh kur do të përfundojnë aktivitetet në kuadër të saj, shkruan Alsat-M. Eugen Bushpepa, Shkumbin Ismaili, Flaka Krelani dhe në fund Ledri Vulaj ishin artistët të cilët performuan gjatë ditëve të kaluara në Sheshin Iliria dhe tek rruga e ombrellave në Tetovë.

Angazhimi i këngëtarëve, por edhe rruga e ombrellave, komunës i kushtuan mijëra euro, përderisa nga ana tjetër vazhdon të mbetet e pandriçuar Lagja e studentëve, mbetet e pa ndërtuar pika e mbyllur e ngarkim-shkarkimit dhe mbetet e pazgjidhur ende rruga me dheun e rrëshqitshëm në rrugën tek Banja e Tetovës.

Ndoshta jo të gjitha, por të paktën, me paratë e shpenzuara për koncerte, do të realizohej njëri nga projektet që vite me radhë presin realizimin.

Për organizimin e Verës Kulturore Tetovare, 10.000 euro janë dhënë donacion nga Telekomi i Maqedonisë dhe 5.000 nga Shoqata ELEM. Sa iu përket organizimeve të Boksit, Panairit të Mjaltit dhe shfaqjeve të tjera, janë vepër e Shoqatave të cilat kanë aplikuar për t`i realizuar aktivitetet e tyre në kuadër të Verës Kulturore” – shprehen nga komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button