Viti 2017, më i nxehti në Tokë pa fenomenin “El Nino”

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në tokë, pa praninë e fenomenin periodik klimatik “El Nino”, që ngroh oqeanin Paqësor, njofton TCH.

Sipas raportit të përvitshëm për klimën, hartuar nga 500 shkencëtarë nga e gjithë bota, ndryshimet klimatike lanë gjurmë të ndjeshme në vitin 2017, me planetin që njohu temperatura përvëluese, reduktim të akullnajave, nivel lartësie rekord të detit dhe shkatërrime të paregjistruara më parë të koraleve.

Në total, 2017-a ishte viti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, pas atyre 2016 dhe 2015. Vende të tilla si Spanja, Bullgaria, Meksika dhe Argjentina thyen rekordet e tyre të përvitshme të temperaturave të larta.

Puerto Madryn në Argjentinë arriti 43.4 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë kaq në jug të botës, ndërsa Turbat në Pakistan u përvëlua në 53.5 gradë Celsius, temperaturë rekord në botë për muajin maj.

Përqëndrimi i dioksidit të karbonit, që nxeh planetin, ka vijuar me të njëjtin ritëm, duke u katërfishuar që nga fillimvitet ’60. Pasojat e këtij të nxehti, që pason një varg vitesh të nxehta, janë ndierë në të gjithë botën në vitin 2017.

Në maj të vitit të shkuar, akulli në Arktik arriti nivelin më të ulët në 37 vitet e fundit. Arktiku përjetoi një lloj të nxehti, që shkencëtarët thonë se nuk ka qenë i pranishëm në rajon për të paktën 2.000 vite.

Akulli në Antarktidë ishte po ashtu nën mesataren gjatë vitit 2017. E njëjta situatë duket se po përsëritet edhe këtë vit, me temperatura përvëluese në glob që u kanë marrë jetën shumë njerëzve, nga Kanadaja në Japoni, ndërkohë që zjarret kanë shkaktuar edhe më shumë viktima, në vende si Greqia apo perëndimi i Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button