Shefi i sigurisë në Facebook lë kompaninë, ja pse

Shefi i sigurisë në Facebook, Alex Stamos, do të largohet nga firma për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford, shkruan REL.

Largimi i tij ka qenë i pritur pas lajmeve në muajin mars se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë.

Shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se Stamos ka luajtur një “rol të rëndësishëm” në kompani.

Dorëheqja e tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave.

Duke folur për New York Times, Stamos e përshkroi kohën e tij në Facebook si “tre vjet të vështirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button