Mianmar, 12 të vdekur gjatë përmbytjeve

Së paku 12 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve në Mianmar, të cilat 12 ditët e fundit detyruan mijëra persona të braktisin shtëpitë, njoftuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mianmari që nga java e kaluar përballet me përmbytje në shtatë rajone, për shkak se shumica e lumenjve kanë kaluar nivelin e rrezikshëm të ujit, ndërsa 36 diga dhe akumulacione kanë vërshuar për shkak të shirave të dendura monsun.

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Ndihmës bëri të ditur se 132.692 persona janë strehuar në 293 kampe të përkohshme në rajonet që janë goditur nga përmbytjet.

“Në mesin e 12 personave të vdekur janë edhe tre ushtarë të cilët u morën nga ujërat përmbytëse gjatë operacionit të shpëtimit në shtetin verilindor Mon. Reshjet e mëdha të shiut ende na pamundësojnë qasjen deri te shumë vende të rrezikuara”, tha Ko Ko Naing, drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit për menaxhim me katastrofa.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Mianmarit gjatë përmbytjeve janë shkatërruar së paku 30.000 hektarë tokë bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button