U ekzekutua 23-vjeçari shqiptar në Bari, autorët me një “Scooter” e qëlluan pas shpine (VIDEO)

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në Bari. Sipas Ansa-s, 23-vjeçari Victorian Pikaku i padënuar me parë është qëlluar mbrëmjen e kaluar në sheshin “Abbazia” në Corato, provincë e Barit, në praninë e dhjetëra personave që kishin mbushur vendin, njofton Ballkanweb.

Nga informacionet e para, mësohet se kanë qenë dy persona që lëviznin me një motor “Scooter” që e kanë qëlluar të riun pas shpine.

Në vend kanë shkuar menjëherë mjekët dhe një ambulancë e 118 që janë përpjekur të reanimojnë të riun. Por plumbat e vrasësve e kishin kapur 23-vjeçari në kokë dhe në mushkëri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button