Zaev në takim me Palmer: Qytetarët lirshëm të shprehen në referendum

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka realizuar takim me ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit shtetëror në Stejt Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer ku është diskutuar për proceset politike në Maqedoni, ku ka bërë thirrje që qytetarët të shprehen lirshëm në referendum, njofton Portalb.mk.

“Në takim është diskutuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë, për të cilën u tha se është shembull pozitiv për rajonin e Evropës Juglindore në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të hapura, sigurimin e stabilitetit, përmirësimin dhe thëllimin e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Palmer ka realizuar takime edhe me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Takimet e sotme të diplomatit amerikan, Metju Palmer vinë në kuadër të vizitës së tij treditore në Maqedoni, dhe është e para që kur mori funksionin që më parë e barte Hojt Brajan Ji.

Ushtruesi i detyrës zëvendësndihmës sekretari i shtetet për Evropë dhe Euroazi do ta vizitojë Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button