Takimi Ahmeti – Palmer: Opozita të kyçet në procesin integrues të Maqedonisë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmet në takim me ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit shtetëror në Stejt Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer “ftoi edhe opozitën që të kyçet në përpjekjet e përbashkëta për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, njofton Portalb.mk.

Ahmeti dhe Palmer kanë biseduar edhe për progesin e deritashëm të shteti, ku është shprehur edhe gatishmëria e BDI-së për të ndërtuar Maqedoninë euroatlantike.

“Bashkëbiseduesit diskutuan rreth progresit të arritur në vend drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE, si dhe për punët që presin përfundim të suksesshëm. Ahmeti elaboroi gatishmërinë e BDI-së për përmbylljen e sukseshme të synimeve të qytetarëve për ta ndërtuar Maqedoninë euroatlantike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në takimin e parë të realizuar me Metju Palmer në Shkup, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur edhe falënderime ndaj SHBA-së për mbështetjen e fuqishme dhënë Maqedonisë, në rrugën për krijimin e shtetit të së drejtës.

Palmer ka realizuar takime edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Takimet e sotme të diplomatit amerikan, Metju Palmer vinë në kuadër të vizitës së tij treditore në Maqedoni, dhe është e para që kur mori funksionin që më parë e barte Hojt Brajan Ji.

 

Ushtruesi i detyrës zëvendësndihmës sekretari i shtetet për Evropë dhe Euroazi do ta vizitojë Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button