fbpx

Carovska: Mundësojmë rritjen e rrogave në Maqedoni me ndryshime të Ligjit për pagën minimale

Mundësojmë rritjen e rrogave për të punësuarit në Maqedoni, ku me ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për pagën minimale e forcojmë mbështetjen që firmat t’u paguajnë rroga më të larta të punësuarve, ka thënë ministrja Milla Carovska, e cila sot është takuar me menaxhmentin dhe të punësuarit në fabrikën e tekstilit “Golden Tekst” në Koçan, njofton MIA.

Qëllimi i vizitës ka qenë që t’i njoftojnë me masat e reja që ka mundësuar shteti sa u takon rritjes së rrogave.

“Me ndryshimet ligjore parashihet punëdhënësit që do të rrisin pagën minimale të punësuarve, të marrin ndihmë shtetërore për rritjen e rrogave. Përkrahja financiare për punëtor arrin 30 për qind nga dallimi mes bruto pagës ndaj të punësuarit në muajin rrjedhës dhe bruto paga mesatare e punëtorit në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më shumë për 1.200 denarë për punëtor në muaj, ka thënë Carovska pas takimit në fabrikë.

Sipas punëdhënësve, ka nevojë për rritje edhe të rrogave tjera të afërta me pagën minimale që të mos humbin apo demotivojnë punonjësit më produktiv.

Me përkrahjen financiare do të nxitet spiralja e rritjes së pagave në sektorët e fuqisë punëtore që pozitivisht do të ndikojë në rritjen e produktivitetit të kompanive dhe rritjes së standardit jetësor të punëtorëve. Mjetet e pagesës për mbështetjen financiare sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Mbështetja financiare do të paguhet për periudhën korrik të vitit 2018- dhjetor të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button