Maqedonia përballë 6 proceseve: nëse njëra nuk realizohet, dështon anëtarësim në BE

Nëse Maqedonia ngec në njërën nga 6 proceset që duhet t’i realizojë deri në qershor të 2019-s, do të dështojë edhe në procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Ky ishte përfundimi që doli sot nga konferenca e përbashkët e e shefit të delegacionit shtetëror negociues, Bujar Osmani dhe shefit të grupit negociues, Bojan Mariçiq gjatë prezantimit të skeletit të punës në procesin negociues Maqedoni – BE, shkruan Portalb.mk.

Megjithëse optimist për procesin, Bujar Osmani ftoi opozitaren maqedonase, VMRO-DPMNE që të përfshihet në këtë proces, pasi që: “Qeveria nuk mund ta realizojë e vetme procesin”.

“Nuk kam dilemë se do të kemi suksese, por ju them se do të jetë proces i rëndë dhe kompleks. Por para se gjithash dua ta thërras në përfshirje edhe opozitën, e cila, siç ka bërë deri më tash, sërish të përfshihet në proces. Para nesh qëndron procesi më i rëndësishëm, për të cilin nuk do të duhet të lëshojmë rastin për të ndërtuar konsensus mbinacional”, tha Osmani.

Paralelisht me procesin negociues Maqedoni – BE, deri në qershor kur është këshilli i BE-së, duhet të implementohen tre procese paralele: implementimi i Marrëveshjes me Greqinë, realizimi i Planit 18 dhe realizimi i Planit të Skrininigit. Dhe tërë kjo shtuar mbajtjen e referendumit, ndryshimet kushtetues dhe zgjedhjet presidenciale.

Sipas asaj që deklaroi shefi i grupit negociues Maqedoni – BE, Bojan Mariçiq, nëse Maqedonia dështon në njërën nga këto procese, do të dështojë në të gjitha.

“Por duhet ta them, se njëra nga të gjitha këto proceset nëse dështon, dështon i tërë procesi”, tha Mariçiq.

Përndryshe, Marrëveshja me Greqinë testin e ardhshëm e ka referendumin që do të mbahet në 30 shtator, që më pas i njëjti të publikohet në Gazetën Zyrtare. Plani 18 ende nuk është publikuar, por që përmban realizim të reformave në: gjyqësor, administratë, shërbime të sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe Plani i Skriningit ka për qëllim të harmonizojë legjislaturën e Maqedonisë me atë të Bashkimit Evropian. Kurse procesi negociator që parasheh formim të tre trupave apo resoreve parasheh përgatitjen e institucioneve për realizim të Planit të Skriningit.

Qeveria përpiloi skeletin e punës për negociatat me BE-në: Grupi i parë formohet në shtator

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button