Zimbabve, ish-partia e diktatorit Mugabe e fitoi shumicën e votave

Partia qeverisëse në Zimbabve Zanu-PF i fitoi shumicën e ulëseve në Parlament. Sipas rezultateve zyrtare, jo të plota, partia e presidentit Emmerson Mnangagwa pritet të sigurojë shumicën e konsiderueshme parlamentare nga zgjedhjet e së hënës, shkruan REL.

Këto kanë qenë zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe, po ashtu nga partia Zanu-PF.

Presidenti themelues i Zimbabvesë, Mugabe, është rrëzuar në një puç vitin e kaluar, pas pothuajse katër dekadash në pushtet.

Më herët, aleanca e opozitës tha se votimi është manipuluar dhe se kandidati i saj, Nelson Chamisa, ka fituar.

Të hënën janë mbajtur edhe zgjedhjet për president dhe rezultati i tyre pritet më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button