Serena Williams pësoi disfatën më të thellë në karrierë

Tenistja e famshme amerikane, Serena Williams, në raundin e parë të turneut  WTA në San Jose, pësoi disfatën më të thellë në karrierë, raporton Anadolu Agency (AA).

Williams, për më pak se një orë sa qëndroi në fushë, humbi ndeshjen nga britanikja Johanne Konta me rezultatin 2:0 ose 6:1 dhe 6:0.

Amerikanja e cila pas vetes ka 23 tituj grand slam, nuk përmbushi pritjet e tifozëve të saj.

”Setin e parë e fillova keq. Konta luajti shumë mirë në setin e dytë. Kundërshtarja ishte me një vetëbesim të lartë për çka flet dhe rezultati”, tha Williams e cila gjatë ndeshjes bëri 25 gabime të padetyruara.

Nga fakti se nuk fitoi asnjë set, tenistja amerikane pësoi humbjen më të rëndë në karrierë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button