Sekuestrohen mbi gjysmë ton drogë në Serbi

Policia kufitare e Serbisë në vendkalimin Dimitrovgrad drejt Bullgarisë, ka sekuestruar 590 kilogramë marijuanë dhe arrestoi dy persona, konfirmon MPB-ja serbe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në një kamion me targa kroate të regjistrimit me të cilin drejtonte një shtetas i Bosnjë e Hercegovinës me inicialet M.K. gjeti 292 pako me peshë të përgjithshme prej 316 kilogramë, ndërsa në një kamion tjetër me targa serbe të regjistrimit me të cilin drejtonte M.C. gjeti 253 pako me peshë të përgjithshme prej 274 kilogramë.

Për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit të paligjshëm dhe të tregtimit të narkotikëve, të dyshuarit do të paraqiten në Prokurorinë kompetente me një padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button