Facebook largoi nga rrjeti një fushatë me ndikim politik në SHBA

Kompania Facebook deklaroi se ka identifikuar dhe larguar nga rrjeti i saj një fushatë me ndikim politik në vazhdën e përpjekjeve për ashpërsim të masave të sigurisë kibernetike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania bëri të ditur se ka larguar nga Facebook dhe Instagram tridhjetë e dy faqe dhe llogari, nga shkaku i përfshirjes së tyre në “sjellje të koordinuar joautentike”.

“Kjo sjellje nuk është e lejuar në Facebook sepse ne nuk duam që njerëzit apo organizatat të krijojnë llogari dhe rrjete me të cilat do të mashtrojnë njerëzit për atë se kush në fakt janë, dhe çfarë bëjnë”, thotë kompania Facebook.

Facebook u përball me vështirësi për të identifikuar ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 përmes llogarive të rreme. Drejtori Ekzekutiv, Mark Zuckerberg, në një intervistë me CNN në mars të këtij viti tha se rrjeti i cili ka mbi dy miliardë përdorues, nuk ishte “në krye të detyrës në një sërë çështjesh”.

Kreu për politika të sigurisë kibernetike në Facebook, Nathaniel Gleicher, tha përmes një kumtese me shkrim se së fundmi kanë zbuluar tetë faqe dhe 17 profile në Facebook dhe shtatë profile në Instagram, të cilat kanë shkelur kodin për sjellje joautentike.

Facebook thotë se secila nga faqet ka pasur mbi 290.000 ndjekës, dhe se gajët kohës sa kanë ekzistuar në Facebook kanë postuar mbi 9500 herë.

Faqet në fjalë kanë krijuar rreth 30 evente që nga maji i vitit 2017, ku faqja me numrin më të madh të ndjekësve ka pasur 4.700 llogari të interesuar për pjesëmarrje në eventet në fjalë, dhe 1.400 përdorues që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button