Edhe një aktiviste protestoi në avion kundër deportimit të refugjatit (VIDEO)

Aktivistja Aino Pennanen nga Helsinki i Finlandës, u përpoq të protestojë brenda një avioni, kundër dëbimit të një refugjati, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror finlandez YLE, informoi se të martën ka pasur një vonesë gjatë nisjes së avionit të kompanisë Finnair nga aeroporti Vantaa në Helsinki me destinacion Berlinin, ndërsa për arsyen thotë se ka qenë protesta e aktivistes Pennanen, anëtare e Partisë së Gjelbërt.

Pennanen transmetoi protestën e saj drejtpërdrejt në platformën Facebook, ku bëri thirrje për tërheqjen e vendimit për deportim.

Ajo theksoi se protesta nuk ishte planifikuar dhe se për të njejtën ishte mësuar rastësisht.

Zëdhënësja e kompanisë Finnair, Mari Kanerva, konfirmoi protestën në fjalë duke sqaruar se protestuesja është larguar nga avioni e shoqëruar nga policia, pas çka avioni është nisur me dhjetë minuta vonesë, bashkë me refugjatin e deportuar.

YLE bën të ditur se protesta e aktivistes finlandeze i ngjanë shumë protestës së studentes suedeze Elin Ersson javën e kaluar. Në protestën në fjalë, studentja dhe refugjati u nxorrën nga avioni.

Theksohet se udhëtarët finlandezë nuk i kishin ofruar mbështetje Pennanen-it, që ka rezultuar me dështim të protestës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button