Belgjika vendosi tarifë për gazetarët të cilët raportojnë nga samitet e BE-së

Autoritetet belge vendosën tarifë prej 50 eurove për kontrollet e sigurisë së gazetarëve të cilët raportojnë nga samitet e Bashkimit Evropian.
Tarifa ka të bëjë vetëm me gazetarët të cilët vazhdimisht jetojnë në Belgjikë, përderisa raportuesit e përkohshëm nga samitet evropiane nuk janë detyruar ta paguajnë, njofton MIA.
Rreth 1.000 gazetarë zakonisht raportojnë nga samitet e BE-së dhe pritet që autoritetet belge të marrin 50.000 euro nga kjo tarifë e re, e cila është e obliguar për organizatat mediale të cilat kërkojnë akreditim.
Pres shërbimi i Bashkimit Evropian kumtoi se është i befasuar nga ky veprim i autoriteteve belge.