Investitorët e huaj më nuk mund të fshihen pas “offshore” kompanive

Me propozim të qeverisë, Kuvendi solli ligj tërësisht të ri dhe ndryshimet ekzistuese të ligjit me çka është realizuar një prej premtimeve kryesore nga programi qeveritar, i cili thotë:

Qeveria do të propozojë ndryshime ligjore për të gjithë kompanitë offshore të cilat investojnë në Maqedoni të obligohen që të tregojnë pronarët e vërtetë dhe të dorëzojnë historinë e plotë të këtyre kompanive. 

[Burimi: Programi për punë i Republikës së Maqedonis 2017-2020, faqe 21]

 

ARSYETIM:

Kur në vitin 2015 zbardhën aferën për pronat në Vodno, atëherë LSDM opozitare akuzoi kryeministrin e mëparshëm dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se është pronari i kësaj prone me vlerë prej 5 milion euro, sepse të afërmit e tij janë pjesë e menaxhmentit të kompanive në të cilat paraqiten si pronar formal. Për këtë dy prej tre kompanive kanë qenë të regjistruara në destinacione offshore, Belizë dhe Lugano, të cilat edhe mbrojnë identitetin e pronarëve, atëherë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shillegov, njoftoi se pas marrjes së qeverisë do të bëjnë ndryshime ligjore me qëllim që offshore kompanitë të obligohen që të komunikojnë pronarët e vërtetë dhe të dorëzojnë gjithë historinë.

Përndryshe, ky premtim ishte inkorporuar edhe në programin parazgjedhor të LSDM-së të ashtuquajtur “Plani për jetë” me qëllim të transparencës në shpenzimin dhe përforcimin e parimit të drejtësisë, sigurisë dhe kontrollit të qeverisë. Po ashtu, ky angazhim u përforcua me atë se u përfshi edhe në programin për punë të qeverisë së re në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020, të cilën e formuan LSDM dhe BDI së bashku me partnerët tjerë pas zgjedhjeve parlamentare në fund të vitit 2016 dhe incidenteve të përgjakshme në parlament me 27 prill të vitit 2017.

Një vit pasi parlamenti votoi qeverinë në krye me kryeministrin Zoran Zaev  në fund të muajit maj të vitit të kaluar, qeveria në seancën e 72, të mbajtur me 12 qershor të këtij viti, formuloi tekst për Ligj tërësisht të ri për ndalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe ndryshime të Ligjit për shoqëri tregtare. Fundja, këto vendime ligjore u miratuan me procedurë të shkurtuar në seancën e 50 kuvendore të mbajtur me 26 qershor, mes tjerash, ndalojnë që në tregun maqedonas të veprojnë kompanitë offshore me pronar të fshehtë dhe të panjohur,  gjegjësisht ato mund të veprojnë, mos më parë të zbulojnë pronarët e vërtetë.

Më saktë, Ligji i ri për pengim të larjes së parave parasheh detyrime për Regjistrin Qendror të shkruaj pronarët e vërtetë të kompanive, që do të thotë se kompania nuk mund të jetë tjetër, por të jetë person me emër dhe mbiemër. Njëkohësisht, me ligjin e riulet edhe shuma e ndaluar për kryerjen e pagesës kesh prej 15.000 në 2.000 euro, zgjerohet vargut i bartësve të funksioneve publik ndaj subjekteve të cilët marrin masa të përforcuara për analiza etj.

Përmes ndryshimeve në Ligjin për shoqëri tregtare, nga ligji praktikisht fshihen dispozitat për shoqëri të fshehta me qëllim të rritjes së transparencës në fitimin ligjor dhe të ulen mundësit për evazion fiskal. Para këtyre ndryshimeve, Ligji përfshinte të ashtuquajturën shoqëri të fshehtë, e cila vepron sipas marrëveshjes kur një person (bashkëpunëtor i fshehtë) investon në ndërmarrjen e një personi tjetër (bashkëpunëtor publik), me çka bashkëpunëtori publik vepron fitimin ligjor dhe është bartës i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve, përderisa ai i fshehti ka të drejtë në disa fitime eventuale.

Në këtë mënyrë, përmes Ligjit për ndalim të larjes së parave, si dhe me ndryshimet në Ligjin për shoqëri tregtare, të cilat insistojnë që pronari i kompanisë të jetë person fizik, sikur çdo ndëmarrës të del publikisht në fitimin ligjore, pa mundësi të shfrytëzimit të bashkëpunëtorit publik si mburojë, pamundësohet që njerëzit të udhëheqin biznes, dhe të fshihen pas kompanive offshore ose mbrapa disa personave fizik. Edhe përkrah vonesës duke pasur parasysh se këto intervenime ligjore ndodhën më shumë se një vit pas formimit të qeverisë së re, përsëri, premtimi i dhënë para zgjedhjeve nga ana e LSDM-së, dhe është vendosur në letër gjatë formimit të qeverisë, e vlerësojmë si të realizuar.

BURIMI: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button