Deri te miratimi i ligjit të ri, “Kembrixhi” do të jetë ende në fuqi

Duke thënë se të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe faktorët e rëndësishëm në Maqedoni, aktivitetet e ardhshme duhet t’i ndërmarrin në pajtueshmëri me aspiratat e Maqedonisë – anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, gjatë konferencës për media për investimet kapitale që do të realizohen nga MASH në periudhën e afërt, duke komentar për ndryshimet në librat e historisë që parashihen me marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë, ka thënë se nuk do të lejojë të krijohen tensione etnike, raporton Portalb.mk.

“As unë si ministër, as edhe dikush tjetër nuk duhet të lejojë që ky moment histori të krijojë tensione të tilla. Planifikojmë që gjatë gushtit të njoftojmë për librat dhe cilësinë e tyre dhe do të kemi befasi të këndshme”, tha Ademi.

Sa i takon programit mësimor “Kembrixh”, ministri Ademi deklaroi se bëhet fjalë për atë që tashmë një kohë të gjatë është duke u paralajmëruar – miratimin e ligjit të ri për arsim fillor, ku do të rikthehen programet e vjetra arsimore për fillestarët.

Meqë ligji për arsim fillor ende nuk është miratuar, programi arsimor “Kembrixh” do të jetë në fuqi edhe më tej për nxënësit e klasës së parë. Për shkak të kësaj, ministri Ademi përsëriti atë që u paralajmërua nga pararendësja e tij, Renata Deskoska – nga shtatori do të kemi ulje të numrit të orëve për filloristët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button