Ligji i gjuhëve “i lidhur” për marrëveshjen me Greqinë: pas referendumit publikohen në Gazetën Zyrtare (VIDEO)

Fati i publikimit të ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare është i lidhur me fatin e marrëveshjes së ratifikuar Maqedoni – Greqi, pasi që, sipas asaj që deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, marrëveshja me Greqinë në Gazetën Zyrtare do të publikohet pas referendumit, me këtë edhe ligji i gjuhëve, raporton Portalb.mk.

Sipas kryeparlamentarit Xhaferi, publikimi grupor nuk vjen për shkak se marrëveshja me Greqinë dhe ligji i gjuhëve ndërlidhen njëra me tjetrën, por për shkak të mundësisë së vënies në praktikë të asaj: se nëse ligji pas votimit të dytë nuk dekretohet nga kryetari i Maqedonisë, i njëjti do të publikohet në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e tij.

“Ajo nuk është çështje që janë të ndërlidhura njëra me tjetrën me çdo kusht, është çështje e veprimit që si pasojë e veprimit të kryetarit të shtetit, të mos e nënshkruajë një pas një aktet e drejtuara deri tek ai, sjell praktikën që nëse njëri prej ligjeve do të publikohet, nënkupton se të gjitha ato që nuk janë të nënshkruara sipas procedurës, do të duhet të publikohen në pajtueshmëri me atë që është praktikë e vendosur, sepse as Kushtetuta nuk parasheh që të mos nënshkruhen pas votimit të serishëm”, tha Xhaferi.

Përndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deri më sot nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe nuk ka hyrë në fuqi. Meqë “formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, kryetari Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë, kohë më parë kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruar se ekziston mundësia, Ligji i gjuhëve dhe marrëveshja e ratifikuar me Greqinë, bashkërisht të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Ligji i gjuhëve dhe Marrëveshja për Emrin bashkë do të shpallen në Gazetën Zyrtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button