Ushtruesi i detyrës zëvendësndihmës sekretari i shtetet për Evropë dhe Euroazi do ta vizitojë Maqedoninë

Metju Palmer, ushtrues i detyrës zëvendësndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi do të vizitojë Republikën e Maqedonisë nga 1 deri më 3 gusht për të shprehur mbështetjen e SHBA për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, si dhe për progresin e mëtejmë të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, transmeton Portalb.mk.

Ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Palmer do të ketë takime me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, dhe liderë të partive politike.

Palmer do të merr pjesë në kremtimin e Ilindenit në Krushevë, dhe do të takohet me zyrtarë lokalë jashtë Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button