Gattuso, i shqetësuar: Zërat e merkatos të trazojnë

Nga Shtetet e Bashkuara, në vigjiljen e miqësores me Tottenhamin, trajneri i Milanit ka dhënë deklarata të forta shqetësimi nga zërat e merkatos.

“Çdo ditë lexoj në media se më rrezikohet posti. Megjithatë, është pikërisht qetësia që më jep dëshirën për të punuar me profesionalizëm”, është shprehur Gennaro Gattuso, transmeton TCH.

“Lojtarët janë gjithmonë me telefon në duar, futen nëpër faqe interneti dhe lexojnë gjithçka, për të komunikuar më pas me agjentët e tyre. Kjo nuk është risi, edhe në kohën time kështu ka qenë. Kjo është situata e zakonshme gjatë një merkatoje, për sa kohë që nuk vjen ora e mbylljes së saj. Gjithmonë do të flitet e flitet shumë, por kjo sjell gjithashtu edhe një ndjesi të keqe”, shton më tej ai.

E duke lënë mënjanë zërat që flasin për zëvendësimin e tij, ai shprehet se edhe “sulmuesit dëgjojnë se do të vijë një përforcim në sulm, mesfushorët lexojnë se mund të mbërrijë një lojtar mesfushor”, e kështu me radhë.

Por, një kundërpërgjigje e ka edhe për Jose Mourinhon. Trajneri portugez ishte shprehur se, si tifoz nuk do të kishte paguar kurrë për një ndeshje të turneut “ICC” që zhvillohet në SHBA.

“Duhet pasur parasysh se, në këto turne shohim të aktivizohen lojtarë të lindur në vitet ’98, ’99, apo 2000, për të cilët është një mundësi e artë për t’u shfaqur në nivele të larta. Kështu që këto turne nuk janë negative. Përkundrazi, më vjen keq që nuk kam mundur të aktivizoj ende lojtarët e mi më të rinj, si Tsadjout, Brescianini, Capanni apo të tjerë. Mjafton të shikoni ndeshjen Barcelona-Tottenham ishte diçka mbresëlënëse. Edhe ata që panë ndeshjen tonë në Los Angeles u argëtuan. Ndaj, jo gjithçka që ndodh në këtë turne duhet hedhur tutje si e pavlerë”, tha Gattuso.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button