Bushati: SHBA-ja është kyçe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Angazhimi i SHBA-së në Ballkan është me rëndësi kyçe me qëllim që të sigurohet se nuk do të ketë çfarëdo qoftë ecje prapa në raport me Greqinë dhe Republikën e Maqedonisë për normalizimin e raporteve, të cilat do t’i hapin rrugën për anëtarësim në NATO, thotë ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

“Tani kur dy vendet e kalojnë miljen e fundit drejt normalizimit, fokusi i SHBA-së për këtë çështje është me rëndësi kyçe. Sidomos nëse merret parasysh se ekzistojnë palë të treta, që nuk e mbështesin marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit”, tha Bushati në bisedën me nënkryetarin ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Dejmon Nilson.

Sipas tij, nevojitet që të sigurohet angazhimi amerikan në rajon, sepse SHBA-ja është kyçe për sigurinë në EJL, si dhe ndarja e punëve mes Shteteve të bashkuara dhe BE-së kur bëhet fjalë për transformimin e rajonit.

“Kjo është shumë me rëndësi për shkak të pozicionit gjeografik të EJL-së mes Lindjes së Afërt dhe BE-së. SHBA-ja u tregua e suksesshme në raport me ndërprerjen e derdhjes së gjakut dhe luftërat në Jugosllavi dhe në zbatimin e disa projekteve më të rëndësishme për sigurinë në rajonin tonë, duke përfshirë edhe zgjerimin e NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa shpresoj në çdo kohë edhe me Shkupin. Ata e inkurajuan edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. E dimë se edhe pse ky proces është i udhëhequr nga BE-ja, pa mbështetje të SHBA-së rezultatet e pritura nuk do të arrihen. Pamë se roli i SHBA-së në rastin me Shkupin ka qenë tradicionalisht pozitiv….”, thekson Bushati.

Ai u shpreh në zhvillimin pozitiv të ngjarjeve muajve të fundit siç janë Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, Marrëveshjen për emrin midis Shkupit dhe Athinës, si dhe hapat e rëndësishme që Shqipëria i ndërmori së bashku me Greqinë.

Lidhur me avancimin e Maqedonisë drejt NATO-s si anëtare të saj të 30-të, Bushati thekson se në atë rrugë ekzistojnë disa pengesa politike të cilat duhet të adresohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button