Apeli i Mourinho-s për lojtarët: Kthehuni nga pushimet!

Jose Mourinho duket i dëshpëruar në këtë fazë përgatitore në prag të sezonit të ri. Trajneri i Manchester United ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e skuadrës në ndeshjet miqësore të zhvilluara ditëve të fundit dhe kjo e ka shtyrë atë që të bëjë apelin futbollistëve të tij që janë ende me pushime.

Në shënjestrën e trajnerit portugez të “Djajve të Kuq” kanë përfunduar Pogba, Lingard, Lukaku e Fellaini, të cilëve Mourinho u ka kërkuar të mbyllin pushimet para kohe siç kanë bërë Jones dhe Rashford, transmeton TCH.

“Shpresoj që lojtarët që janë në pushime të merituara të kujdesen për formën e tyre dhe ndonjëri prej tyre të ndjekë shembullin e Rashford e Phil Jones që u bashkuan me skuadrën më herët nga sa e kishin parashikuar për të ndihmuar skuadrën”, tha Mourinho. “Në rast të kundërt do të jemi në telashe në fillimin e sezonit të ri”.

Tani të shohim nëse futbollistët do t’i përgjigjen këtij apeli të Mourinho-s, skuadra e të cilit, Manchester United ka edhe 2 ndeshje të tjera për të luajtur atë ndaj Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve zyrtare; Manchester United di të nisë sezonin 2018/2019 në Premier League me ndeshjen ndaj Leicester në “Old Trafford” në 10 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button