Prej në vjeshtë ndërmarrjet do të mund të shfrytëzojnë 100 milionë euro kredit nga Banka Evropiane

100 milionë euro kredit nga Banka Evropiane e Investimeve do të vihen në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vjeshtë, informojnë nga Ministria e Financave. Nga Ministria njoftojnë edhe se është përgatitur ligj për garanci, që do të jetë në rend dite sot në seancë dhe më pas do të dorëzohet në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Pasi kuvendi ta miratojë ligjin, do të nënshkruhet marrëveshje mes Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Së Maqedonisë për përkrahje të marrëveshjes, si dhe Ministria e Financave në përbërje të garancisë për huajnë. Me nënshkrimin e marrëveshjes 100 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Banka e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit do ta plasojë këtë linjë kreditore përmes bankave të biznesit si ndërmjetësues deri te shfrytëzuesi i fundit. Me këtë do të sigurohet kapital për ndërmarrjet e mesme dhe to vogla, do të përkrahen projektet e reja, do të ketë punësime të reja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button