Trendi më i ri i orave të dorës

Vënia e një ore luksoze nuk është thjesht një aksesor mode për ta kompletuar një veshje elegante.
Është gjithashtu për të pasur një pajisje praktike afër dorës e cila ju ndihmon të jeni në hap me kohën… apo jo?

Epo, tani duket se ekziston një trend mes koleksionuesve të orëve për të blerë dhe mbajtur ora që faktikisht nuk funksionojnë, transmeton Telegrafi.

Por, cili është qëllimi për të vënë një orë të tillë, e cila, thënë më thjesht, nuk ka asnjë përdorim?

Sipas ‘The Wall Street Journal’, krejt kjo është për ta prioritizuar stilin e jo substancën.

Jacob Gallagher, i cili është redaktor i rubrikës së modës të meshkujve, shpjegon se meshkujt që e ndjekin këtë trend janë inspiruar nga artisti Andy Warhol, i cili shpeshherë kishte vënë orë Cartier Tank që nuk e tregonte orën saktë.

“Nuk vë orë Tank për ta parë orën. Faktikisht as që e shikoj ndonjëherë. Unë e vë një orë të tillë sepse është ora e duhur për ta vënë”, kishte thënë Warhol në vitin 1973.

Përderisa disa thonë se kjo praktikë e të mbajturit një orë dore që nuk funksionon është gjë e çuditshme, tjerët thonë se ka logjikë.

Stephen Viscusi, autor librash, është i mendimit se vënia e një ore të mirë mund të jetë gjë vendimtare kur aplikoni për një gjobë.

“Këshilla ime për mijëvjeçarët që i përdorin telefonat e mençur për ta parë orën është e thjeshtë: ndaleni këtë! Dilni dhe blijeni një orë dore!” ka shkruar Viscusi për ‘Huffington Post’.

“Mund t’ju duket si gjë e vogël, por më besoni se ky vendim do t’ju ndajë nga secili person i moshës tuaj që aplikon për të njëjtën punë”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button