LSDM: Qytetarët do të kenë mundësi të drejtpërdrejt të vendosin për ardhmërinë e tyre

Qytetarët do të kenë mundësi të drejtpërdrejt për të vendosur për të ardhmen e tyre. Më 30 shtator Maqedonia në referendum do të vendos për marrëveshjen e arritur me Greqinë, do të vendos për anëtarësimin në BE dhe NATO, thuhet në kumtesën e LSDM-së për mediat.

“Qytetarët janë bartësit e sovranitetit, qytetarët vendosin në zgjedhje dhe në referendum. Referendumi është demokraci e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë, ndërsa vullneti i shprehur për të duhet të jetë dhe do të jetë i detyrueshëm për të gjithë. Zëri i qytetarëve është kyç për ardhmërinë e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Dita e sotme, shtohet më tej, edhe njëherë tregoi se të gjithë ne jemi të bashkuar për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe në NATO, ndërsa vetëm Hristian Mickoski dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së janë kundër.

“Të gjithë ne jemi të bashkuar që Maqedonia të ecë përpara, ndërsa vetëm Mickoski është për t’u kthyer mbrapa. Të gjithë ne jemi PËR ardhmërinë e Maqedonisë, ndërsa vetëm Mickoski dhe kryesia e ngushtë e VMRO-DPMNE-së janë kundër”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Pa marrë parasysh, shtohet më tej, se sa përpiqet, VMRO-DPMNE nuk do ta pengojë të ardhmen e Maqedonisë. Qytetarët të lirë, pa presion dhe me dinjitet do ta mbështesin hyrjen e Maqedonisë në BE dhe në NATO, nëpërmjet pranimit të Marrëveshjes me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button