Aleanca për Shqiptarët do të votojë “përmbajtur” për referendumin

Deputeti Ziadin Sela ka deklaruar se partia Aleanca për Shqiptarët nga ku vjen ai, për shpalljen e referendumit do të votojnë “përmbajtur”, njofton Portalb.mk.

“Tendenca për ta eliminuar gjuhën shqipe të mos figuroj aspak në marrëveshje për gjuhët zyrtare që do të flet shteti, është e rrezikshme. Për ne është e pa pranueshme. Lind pyetja logjike pse e votuam një ligj për përdorimin e gjuhëve. Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni. ASH-ja në momentin kur do të hapen ndryshimet Kushtetuese do të kërkojë që në Preambulën e këtij shteti qytetarët të ndjehen të barabartë”, tha Sela.

Duke folur më tej, Sela ndër të tjerash tha: “për këtë shkak ne si ASH do të votojmë ‘përmbajtur'”, tha Sela.

Deputeti Sela gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë se pse, sipas tij, opozita e vetme shqiptare është përjashtuar nga procesi negociues i përpilimit të marrëveshjes së emrit Maqedoni – Greqi.

Përndryshe, Aleanca për Shqiptarët numëron gjithsej dy vota në Kuvendin e Maqedonisë.

http://portalb.mk/544643-nisi-seanca-plenare-per-shpalljen-e-referendumit-per-ceshtjen-e-emrit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button