IS-i “rrëmbeu” dhjetëra gra e fëmijë në jugperëndim të Sirisë

Militantët e grupit Shteti Islamik po mbajnë peng mbi 30 gra dhe fëmijë në jugperëndim të Sirisë, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – grup që monitoron luftën në Siri, njofton REL.

Pengjet besohet se janë marrë gjatë sulmeve të Shtetit Islamik javën e kaluar, në një zonë të dominuar nga pakica etnike Druze në rajonin Suveida.

Së paku 215 njerëz u vranë në sulmet vetëvrasëse atje.

Qeveria e Sirisë e kontrollon shumicën e rajonit, ndërsa Shteti Islamik mban një pjesë të vogël.

Ushtria siriane, e mbështetur nga Rusia, ka nisur së voni fushatën për të rimarrë kontrollin e zonave nga xhihadistët dhe rebelët.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se së paku 36 gra dhe fëmijë janë rrëmbyer nga Shteti Islamik.

Sipas raporteve, disa gra kanë arritur të ikin, ndërsa dy kanë vdekur.

Shteti Islamik nuk ka folur ende për këto rrëmbime.

Druzët janë pakica fetare e tretë më e madhe në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button