Tuntev nga foltorja e Kuvendit: Përveç NATO-s dhe BE-së, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër

“NATO dhe BE janë alternativa e fundit, mundësi tjetër nuk kemi”, me këto fjalë koordinatori i grupit parlamentar të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Tomislav Tuntev bëri thirrje që qytetarët, organizatat joqeveritare dhe opozita të përkrahin referendumin për marrëveshjen Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Tuntev gjithashtu ka sqaruar edhe përmbajtjen e marrëveshjes Maqedoni – Greqi, duke përsëritur edhe njëherë faktin se gjuha, identiteti dhe gjithçka që ka mbiemrin “maqedonase” do të qëndrojnë.

“Sot në këtë seancë ne e shkruajmë historinë dhe e krijojmë atë. Krijojmë kushte që shteti ynë të bëhet pjesë e shtëpisë evropiane”, tha Tuntev.

Tuntev ka deklaruar: “Shpallja e referendumit është mundësi e qytetarëve që të shprehen për marrëveshjen”.

Duke potencuar faktin se anëtarësimi në NATO dhe BE janë alternativat e fundit të Maqedonisë, Tuntev ka sqaruar dobinë e këtij anëtarësimi, siç janë: zhvillimi më i lartë ekonomik, rritja e pagave, krijimi i mundësive për zhvillim të arsimit dhe mundësive të reja për punësim të të rinjve dhe ndërtimin e fabrikave të reja.

http://portalb.mk/544643-nisi-seanca-plenare-per-shpalljen-e-referendumit-per-ceshtjen-e-emrit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button