Kumanovë, policia nuk ka dijeni për grafitet antishqiptare

Gjatë ditës së sotme pjesë të ndryshme të qytetit të Kumanovës janë mbushur me grafite të ndryshme antishqiptare. Grafitet janë shkruar në pjesën hyrëse të qytetit të Kumanovës, nëpër mure të ndryshme në rrugët kryesore, në Spitalin e qytetit, muret e godinës së BL “Tode Mendoll”, si dhe në muret e Sh. F. “Naim Frashëri”.

Grafitet  janë të shkruara në gjuhën serbe dhe me emblemën serbe – kryqi me katër S.  Ndër grafitet e shkruara janë “Vdekje për shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, “Kosova serbe”  etj. 

Grafitet kanë shkaktuar indinjatë të thellë tek shqiptarët e Kumanovës, të cilët kërkojnë reagim të menjëhershëm të policisë kumanovare për zbulimin dhe kapjen e autorëve të këtyre porosive përplot nxitje të urrejtjes ndaj shqiptarëve. 

Në SPB–në e  Kumanovës  na thanë  se për këtë akt përherë të parë po dëgjojnë nga ne dhe se në organet policore deri tani askush zyrtarisht nuk ka paraqitur shkrime të grafiteve antishqiptare, andaj edhe nuk munden të ndërmarrin masa. 

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shoqatës së arsimtarëve shqiptarë në Kumanovë dhe Likovë në të cilin, pos tjerash tuhet “SHASH reagon ashpër ndaj akteve huliganeske me  mbushjen e tërë qytetit të Kumanovës me grafite antishqiptare. Kjo jep alarm për vetëdijsimin e politikëbërësve dhe autoriteteve të vendit. SHASH  ua bënë me dije politikanëve shqiptar që të jenë më të kujdesshëm dhe më të zëshëm në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe jo vetëm të atyre për marrëdhënie të mira ndëretnike, ngase vetë ata mund të pasojnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button