Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kosovës Ylber Hysa

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë ka pritur në takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe rajon, për rëndësinë e zhbllokimit të proceseve integruese, për synimet e përbashkëta, për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në sferën e integrimeve euro-atlantike dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.

Pas takimit Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, për mediat ka deklaruar:

“Kisha nderin dhe kënaqësinë që të takoj mikun tim të vjetër, Ylber Hysa që është Ambasador i Kosovës në Maqedoni. Biseduam për shumë çështje, biseduam për atë që është mirë të kuptohet në opinion se prezenca e Kosovës në Maqedoni është në frymë të stabilitetit, afërsisë, miqësisë dhe rregullimit të raporteve mes këtyre dy shteteve. Shfrytëzova mundësinë që të shprehë shqetësimet e partisë që drejtoj, jemi shumë të shqetësuar për bllokimin e procesit integrues, kjo jep shenja alarmante për mundësi të destabilizimit të brendshëm të Maqedonisë, në të njëjtën kohë sigurova ambasadorin se qasja ime dhe e partisë që drejtoj është krejtësisht konstruktive në këtë drejtim, ne do të mbështesim gjithkënd që do ta bëjë kompromisin në lidhje me emrin dhe do ta integrojë vendin në NATO”, ka përfunduar Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.  

Ndërkaq Ambasadori i Kosovës, Hysa, pas takimit ka deklaruar:

“Më vjen mirë që sot gjendem këtu në takim me zotëri Thaçin dhe partinë që ai drejton PDSH-në, e cila gjithsesi është një faktor historik në rrjedhat politike të Maqedonisë, dhe unë isha këtu që të pajtohemi se Kosova dhe Maqedonia janë vende që ndajnë jo vetëm gjeografinë dhe kulturën por edhe të ardhmen të dyja synojmë të jemi pjesë e një procesi euro-atlantik , dhe në këta aspekt e gjithë kjo frymë na obligon edhe për të pasur një konstruktive. Prishtina është e hapur që të jetë faktor stabiliteti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button