Bob Marley: Gruaja, ç’rëndësi ka nëse nuk është e përkryer?

Ndoshta nuk je i pari, i fundit apo i vetmi në jetën e saj. Ajo ka dashuruar edhe më herët, mund të dashurojë përsëri edhe më vonë. Por, në qoftë se të dashuron ty tani, ç’rëndësi ka kjo? Ajo nuk është e përkryer – e nuk je as ti dhe ju dy mund që asnjëherë të mos jeni të përkryer së bashku, por nëse ajo të bën të qeshësh, të bën të mendosh dy herë për një gjë dhe e pranon që është njeri dhe bën gabime, atëherë mbaje atë pranë dhe jepi asaj çdo gjë që mund t’i japësh.

Ndoshta nuk mendon për ty çdo sekondë të ditës, por ajo ta jep një pjesë të sajën të cilën e di se ti mund ta thyesh – zemrën e saj. Pra, mos e lëndo atë, mos u mundo ta ndryshosh dhe mos prit më shumë se ajo që mund të ta japë…

Lajme të ngjashme

Back to top button