Është arrestuar personi që dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin në Greqi

Organet hetuese kanë marrë nëntë dëshmi të cilat tregojnë se kush është i dyshuari kryesor për shkaktimin e zjarrit në afërsi të Athinës.

Siç njofton televizioni grek “Skaj”, i dyshuari ka filluar të djegë bar dhe degë të thata në kodrën mbi Dao Penteli dhe për shkak temperaturave të larta dhe erërave të forta zjarri është përhapur, transmeton Portalb.mk.

Zjarri më pas ka shkaktuar edhe pasoja tragjike duke lënë viktima pas.

65-vjeçari, i cili dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin, është banor i Daoy Penteli, banorët tregojnë se shpesh e kanë parë atë duke djegur degë të thata dhe mbeturina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button