Mourinho ankohet se klubi nuk i ka transferuar lojtarët që i do

Pas humbjes së djeshme nga Liverpooli trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është ankuar se klubi i tij nuk ia ka plotësuar kërkesat për transferimin e disa lojtarëve.

Ai thotë se ia ka dorëzuar klubit listën e pesë lojtarëve që i dëshiron, ndërsa dyshon se do të mund të transferojë dy prej tyre, transmeton Koha.net.

Këto komente ai i bëri pas humbjes prej 4 me 1 ndaj Liverpoolit në miqësoren e zhvilluar në SHBA.

“Do të doja të kisha dy lojtarë më tepër, dhe mendoj se s’do t’i kem. Mendoj se është e mundshme të kem një. Ia kam dorëzuar listën prej pesë lojtarësh klubit disa muaj më parë, dhe po pres nëse do të jetë e mundur ta kem njërin prej tyre”, është shprehur Mourinho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button