Goli i parë i Xherdan Shaqirit si lojtar i Liverpool-it (VIDEO)

Futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, ka shënuar një super gol në lojën e tij të parë si lojtar i Liverpool-it.

Ylli i kombëtares së Zvicrrës i cili u transferua nga skuadra Stoke City  në Liverpool me datën 13 korrik të këtij viti, ka shënuar një gol mbreslënës në ndeshjen e tij të parë si lojtar i skuadrës të Liverpool-it, njofton Klan Kosova.

Trajneri i kësaj skuadre, Jurgen Klopp, me pak fjalë e ka përshkruar golin e lojtarit me origjinë kosovare si ”kjo nuk është normale”.

Edhe pse Shaqiri ka pasur rastin të trajnohet me bashkë lojtarët e tij të rinj vetëm për një ditë, ai ja ka dalur që të shënoi një gol fantastik pasi hyri në lojë gjatë pjesës së dytë.

Shaqiri e ka përshkruar golin e tij si shumë të bukur.

”Mendoj se është një ditë e mahnitshme, ka shumë tifozë këtu, kjo është loja ime e parë për këtë klub të madh dhe jam shumë i lumtur”, ka shtuar Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button