Izraeli arrestoi artistët italianë për muralin Al-Tamimi

Forcat izraelite mbrëmë arrestuan dy artistë italianë të cilët në të ashtuquajturin murin e ndarjes në Bregun Perëndimor pikturuan një mural të madh të vajzës Ahed Al-Tamimi, e cila konsiderohet të jetë simbol i rezistencës palestineze ndaj pushtimit izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivisti Muhammad al-Lahhum për AA deklaroi se forcat izraelite mbrëmë në Betlehem arrestuan artistët italianë dhe një palestinez që u kishte ndihmuar në përfundimin e punimeve të muralit në murin e ndarjes.

Ende nuk ka informacione zyrtare rreth identitetit dhe fatit të të arrestuarve.

Dy artistë nga Italia të premten filluan të vizatonin një mural të adoleshentes së guximshme Al-Tamimi. Ata nuk dhanë deklarata për media dhe as nuk e prezantuan publikisht projektin e tyre, ndërsa aktivistët me të cilët bashkëpunuan thonë se dëshira e tyre ishte që në mënyrë modeste dhe të thjeshtë t’i japin mbështetje palestinezes së re dhe të gjithë popullit palestinez.

Al-Tamimi dhe nëna e saj u liruan mëngjesin e sotëm, pasi kanë kaluar tetë muaj në një burg ushtarak izraelit. Ajo u dënua për sulmin ndaj një ushtari izraelit në momentin e arrestimit të vëllait të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button