Tetovarët kanë ujë më bollëk

Edhe pse temperaturat në vend janë të larta, moti është i thatë dhe sipas meteorologëve nuk do të ketë të reshura të shiut, qytetarët e Tetovës në këto temperatura afrikane kanë ujë të bollshëm për pije dhe jo për shkak të rregullimit të ujësjellësit por për shkaqe natyrale.

Nga ndërmarrja publike komunale “Tetova” thonë se sasia e ujit për pije është për momentin rreth 620 litra ujë për sekondë dhe kjo sipas drejtorit të kësaj ndërmarrjeje publike komunale, Ajet Murati, kjo është një sasi e bollshme për nevojat e qytetarëve, por jo edhe për ta keqpërdorur në burimet në malin Sharr, ku ka ndodhur një fenomen i rrallë. Gjegjësisht, disa burime të ujit të cilat ishin tharë para 10 viteve përsëri kanë filluar të japin ujë të mjaftueshëm, më ç’rast janë deaktivizuar edhe puset në qytet për të mos humbur kualiteti i ujit të pijshëm.

Drejtorit Murati thotë se komuna e Tetovës do të përfundojë projektin e quajtur Leshnica, për të siguruar problemin e ujit për një periudhë 50 vjeçare.

Edhe pse gjatë muajit korrik pritet që sasia e ujit të zvogëlohet në 550 litra ujë në sekondë, përsëri qytetarët e Tetovës do të kenë ujë të mjaftueshëm për tu freskuar, por jo edhe për ta keqpërdorur atë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button