Lukoil planifikon rritje të investimeve në Maqedoni

Kompania ruse e naftës Lukoil planifikon t’i zmadhojë investimet në Maqedoni. Kjo ishte tema e takimit të sotëm të kryeministrit Nikolla Gruevski, me drejtorin e kompanisë Lukoil, Vagit Alekperov në Shën Petersburg në kuadër të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik.

Siç informojnë nga Qeveria, kryeministri Gruevski potencoi se Maqedonia është e gatshme të ofrojë mbështetje të plotë në realizimin e planeve të kompanisë ruse.

“Hyrjen e Lukoil-it në tregun e Maqedonisë e përmirësoi konkurrentshmërinë dhe i avancoi proceset për konsumatorët dhe qytetarët”, theksoi Gruevski.

Kryeministri Gruevski, në kuadër të vizitës në Rusi, sot në Shën Petersburg do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button