Nikolloski: VMRO-ja do të arrijë një marrëveshje më të mirë me Greqinë

Drejtuesit e VMRO-së shpresojnë se qytetarët do të refuzojnë Marrëveshjen për Emrin me Greqinë në referendumin që pritet të shpallet për këtë çështje. Ata e kanë edhe një synim tjetër, të rikthehen në pushtet dhe të rinegociojnë siç thonë, “një marrëveshje më të mirë” për emrin me Greqinë.

Këto synime të partisë që sa vjet ishte në pushtet nuk e zgjidhi çështjen e emrit i ka shpalosur me Aleksandar Nikolloskin, nënkryetar i VMRO-së, gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë.

“Qeveria e ardhshme e VMRO-së do të përgatitej shumë më mirë, do të angazhonte më shumë ekspertë dhe nëse tash nuk kalon ky ndryshim i Kushtetutës. Qytetarët duhet ta dinë se e gjithë punë është kryer, por nëse kjo marrëveshja nuk pranohet nga qytetarët dhe nga Kuvendi, ne jemi të gatshëm me këtë apo me ndonjë Qeveri tjetër greke të bisedojmë dhe jam i bindur se do të arrijmë marrëveshje më të mirë”, deklaroi Nikolloski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button