Ministri grek: Marrëveshja me Maqedoninë ka shumë përfitime, së shpejti edhe linjë ajrore Shkup – Athinë

Për perspektivat të cilat i hap Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, për bashkëpunimin e ardhshëm midis Shkupit dhe Athinës, për reagimet në Greqi dhe rezultatet nga hulumtimet e opinionit publik, flet mes tjerash, shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos në intervistën për MIA-n.

Katrugalos në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, thotë se me zgjidhjen midis dy vendeve hapet epokë e re në Ballkan, paralajmëron se së shpejti lidhja me aeroplan e Athinës me Shkupin do të bëhet realitet, duke përdorur njohuritë e tij si profesor nga e drejta kushtetuese thotë se Marrëveshja nga Prespa nuk lë hapësirë në të ardhmen nga fillimi të negociohet dhe shpreh bindje se Kuvendi grek do të japë dritë jeshile atëherë kur ratifikimi të gjendet në rend dite.

Sa i përket kompetencave tuaja, çfarë perspektiva hap kjo Marrëveshje? Ekzistojnë disa projekte konkrete të cilat së shpejti do të gjinden në tyezë? Kur mund të presim fillimin e lidhjes ajrore midis Athinës dhe Shkupit dhe hapjen e kalimit kufitar Prespë?

“Kjo marrëveshje historike, nga njëra anë politikisht e stabilizon rajonin mjaft të munduar të Ballkanit, nga ana tjetër hap horizonte të reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Tanimë nga ministritë kompetente të vendeve tona po shqyrtohen propozime për zbatimin e projekteve të kufirit infrastrukturor, nëpërmjet programit Intereg. Lidhja ajrore e Athinës dhe Shkupit mendoj se shumë shpejtë do të bëhet realitet, ndërsa për kalimin kufitar në Presë do të kemi risi në periudhën në vazhdim”.

Greqia për të gjitha këto vite e mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Si Athina në praktikë mund ta ndihmojë Shkupin në rrugën drejt BE-së?

“Rruga drejtë integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të jetë e vështirë dhe me gjemba, por është e hapur, ndërsa Greqia ndërmori iniciativa konkrete. Së pari, veçanërisht me interes të madh i përkrahim perspektivat e fqinjëve tanë, ndërsa veçanërisht të vendit tuaj në Këshillin e liderëve evropian dhe të ministrave për punë të jashtme. Më pas, do të sigurojmë ndihmën e nevojshme teknike për reformat të cilat janë parakusht për integrim. Greqia, si anëtare më e vjetër e BE-së në Ballkan, ka njohuri teknike (know-how) dhe mund t’ju ndihmojë të gjitha vendeve kandidate në rrugën drejtë anëtarësimit. Për çdo rast, nëse nga ne kërkohet ndihmë plotësuese, jemi të gatshëm të ndihmojmë aty ku ka nevojë”.

Do të kalojë marrëveshja në Kuvendin grek? Me Grekët e Pavarur çfarë do të ndodhë?

“Vlerësoj se Marrëveshja historike nga Prespa do të kalojë me shumicë dërmuese në Kuvend. Jo vetëm për shkak se plotësisht është e përshtatshme, por më shumë se që duhet e mbulon vijën nacionale greke siç ishte formuar nga viti 2007, nëse jo edhe nga viti 1995”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button