Zhvillohet Festivali “Ditët e ëmbla të Tetovës”

Me 28 dhe 29 korrik, në qytetin e Tetovës, shoqata e bletarëve “Qyteti i bletëve” organizoi Festivalin e mjaltit nën moton “Ditët e ëmbëla të Tetovës” i cili ka për qëllim promovimin e bletarisë, traditën e gjatë në prodhimin e mjaltit dhe nus-produkteve në fushën e Pollogut.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e buqësisë, Nefruz Çeliku tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, “është e përkushtuar fuqimisht për zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme, nëpërmjet Programeve për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Programit për Zhvillim Rural dhe përmes Programit IPARD, të cilat direkt stimulojnë rritjen e familjeve të bletëve dhe kapacitetin e përgjithshëm të sektorit të bletarisë”.

Në festival ka përuruar punët edhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ndërsa prezent ishin edhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja.

Zhvillohet Festivali “Ditët e ëmbla të Tetovës”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button