Himarë, makina del nga rruga dhe përfundon në det (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Në afërsi të portit të Himarës, një automjet teksa lëvizte në rrugë, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në det. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket momenti kur mjeti tip “Ford” me targë AA114KG, nxirret nga uji.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por kujtojmë se në këtë periudhë kjo zonë është mjaft e frekuentuar nga qytetarët që zgjedhin të pushojnë në jug.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button