Plagoset një grua me armë zjarri në një dasmë në Tetovë

Një grua është plagosur në dorën e majtë me armë zjarri derisa ka qenë në dasmë në oborrin e një shtëpie në Tetovë, ndërsa një person tjetër në polici ka denoncuar se xhami i parmë i automjetit të tij është dëmtuar prej amës së zjarrit pas pikës pagesore në Tetovë, kur pranë tij ka kaluar një kolonë me automjete, njofton KOHA.

Policia kumtoi se mbrëmë rreth orës 21:50 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë nga Qendra Klinike – Tetovë është denoncuar se tek ata është sjellë F.A. (53) nga Tetova me plagë në krahun e majtë e shkaktuar prej armës së zjarrit. Ajo derisa ka qenë në dasmë në oborrin e shtëpisë në rrugën “Pollogu” në një moment është ankuar për dhimbje, me ç’rast prej njërit prej të pranishmëve është transportuar në Qendrën Klinike në Tetovë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button