Shqetësuese rritja e rasteve me hepatit B dhe C në Kosovë

Rritja e rasteve të infektuar me Hepatitin B dhe C është shqetësuese për vendin tonë. Infektologët thonë se institucionet e vendit duhet t’i kushtojnë rendësi fushatave qe kanë për qëllim vetëdijesimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje.

Rritja e numrit të përdorueseve të drogave rritë edhe mundësinë e përhapjes se hepatiteve, e qe në shumicën e rasteve përfundojnë me fatalitet, ka thënë epidemiologu Isuf Dedushaj, njofton Koha.net.

Në ditën Botërore të Hepatitit me 28 korrik, në mbarë botën mbahen aktivitete të shumta të cilat kanë për qellim ngritjen e vetëdijes s popullatës në parandalimin e këtij virusi. Infektologu Sali Ahmeti ka thënë për televizionin publik, se Kosova nuk ka statistika të sakta rreth numrit të të infektuarve, por shtimi i rasteve është shqetësues.

“Jemi një vend me incidencë mjaftë të lartë të hepatiteve B dhe C dhe të pasojave të shkaktuara nga këto viruse:, tha ai..

Verdhëza siç njihet në popull ose hepatiti A nuk paraqet ndonjë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, ka thënë epidemiologu Isuf Dedushaj. Ai shpjegon për rrezikshmërinë e hepatitit B dhe C.

“Hepatiti B është sëmundje e tmerrshme, e tani kur ju ka shtua edhe C-ja është më dhjetëra herë më e rrezikshme se sa HIV-AIDS-i. Por, kur është në pyetje sida ose AIDS-i, njerëzit thonë se pse u sëmura unë,?? e çka bana,?? edhe pse krejtësisht përhapet si Aids-i”, tha ai.

Problem serioz del të jetë numri gjithnjë e në rritje i përdoruesve të drogave tek të rinjtë në mbarë vendin, e kjo tregon se institucionet e vendit janë tërësisht të dështuara në parandalimin e kësaj dukurie, tha Dedushaj.

”Në gjimnaze, në shkolla të mesme, në fakultete rinia jonë abuzon drogë, unë e kam thënë dhe e them se kemi ra në provim, Ministria e Shëndetësisë ka ra në provim për arsye se Instituti Kombëtar është referent i mistrisë së shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar është përgjegjës për shëndetin e popullit të Kosovës. Ne duhet të punojmë në vetëdijesimin dhe detektimin e personave narkoman dhe narkomanin ta parandalojmë para se këta fëmijë ti merr kjo e zezë”, tha ai.

Rreth 90 për qind e njerëzve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit, thotë infektologu Ahmeti. Ai shpjegon se, mungesa e vetëdijesimit po bën që sëmundja të përparojë deri në dëmtime të rënda të mëlçisë. Ai u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë testet, me qëllim të zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button